Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Europiani i shtangës, Ertjan Kofsha siguron dy medalje të bronzta në kategorinë junior
3 Nëntor 2025 12:55 Telesport Kampionati Europian i Peshëngritjes për mosha që po zhvillohet në Durrës i ka dhuruar Shqipërisë edhe dy medalje të bronzta. Në peshën 94kg të kategorisë Junior, shtangisti Ertjan Kofsha u ngjit dy herë në podium. Në stilin e shkëputjes, shtangisti kuqezi arrin të ngrejë më sukses në dy p;rovat e para fillimisht 158kg e më pas 162kg. Në përpjekjen e tretë, Kofsha synon 167kg për të fituar të artën, por pa sukses. Ai renditet i treti dhe merr të bronztën e parë. Në stilin e shtytjes, Kofsha u rendit në vendin e katërt. Në provën e parë ai realizon me sukses 191kg, ndërsa në të dytën realizon me sukses edhe peshën 194kg. Në provën e tretë ai dështon të ngrejë...