Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Testuam kapacitetet e AKU-së, studentët e UB të aplikojnë”/ Rama: Do t’i hapet rruga profesionistëve, nuk ka përfshirje pa integritetin e duhur profesional
“Pak kohë më parë kërkuam ndihmën e Universiteti Bujqësor për të bërë një testim të kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe ishte një eksperiencë shumë e dobishme. Kemi marrë nga grupi i angazhuar këtu, një raport shumë cilësor, por një eksperiencë që na ka dhënë idenë që ta strukturojmë, si një eksperiencë të shtrirë me botën akademike, për të bërë vlerësimet profesionale të të gjithë inspektorateve të vendit tonë. Duke krijuar një aleancë që do t’i hapë rrugë profesionistëve, që do të duhen të përfshihen në këto inspektorate sipas meritës dhe do t’i mbyllë rrugën atyre që i kanë gjetur mënyrat për tu futur në këto inspektorate pa integritetin e duhur profesional dhe për t’u bërë jo pjesë e zgjidhjes që duhet të garantojnë...