“Kam interes në zbardhjen e plotë të 21 Janarit”, Berisha flet pas thirrjes së Bashës në SPAK: I vetmi që ka penguar hetimet për 12 vjet është…

“Kam interes në zbardhjen e plotë të 21 Janarit”, Berisha flet pas thirrjes së Bashës në SPAK: I vetmi që ka penguar hetimet për 12 vjet është…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK, ku u prit nga mbështetës të tij. I pyetur për 21 Janarin, çështje për të cilën u thirr dhe ish-lideri i PD-së Lulzim Basha pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, Berisha u shpreh se garda në atë kohë zbatoi ligjin e vendosur nga mazhoranca socialiste. “Tani, do të sqaroj shqiptarët se nga viti 2013 gjer në vitin 2025, njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD-së sepse ajo ishte e qartë një axhendë, ajo ishte demonstrata...