Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

Një 37-vjeçare rumune, e cila mashtroi nëpërmjet emaileve fiktive përfaqësuesit e një biznesi shqiptar duke përfituar rreth 33 500 euro, u ekstradua nga Gjermania në vendin tonë. Aurelia Bratianu kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2022 me 5 vite burg për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit. “Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në...