A do t’i kërkohet dorëheqja Belinda Ballukut? Balla: Nuk komentojmë asnjë çështje të drejtësisë

A do t’i kërkohet dorëheqja Belinda Ballukut? Balla: Nuk komentojmë asnjë çështje të drejtësisë

balla duke folur per gazetaret TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nuk dha asnjë koment në lidhje me hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Balla tha se socialistët nuk do të diskutojnë mbi asnjë dosje të institucioneve të drejtësisë, në respekt të punës së tyre. “PS edhe në diskutimet që patëm përgjatë javës së kaluar, mbështet punën e institucioneve të drejtësisë, nuk do të bëjmë komente mbi çështjet që trajtojnë institucionet e drejtësisë. Sa i përket pyetjes suaj, zyrtarisht PS nuk bën koment për asnjë çështje të drejtësisë”, u shpreh Balla gjatë komunikimit me gazetarët.