Raporti i OSBE, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: U shkel barazia në zgjedhje

Raporti i OSBE, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: U shkel barazia në zgjedhje

Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar mocion me debati në Kuvend me fokus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit. Kërkesa, e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nënvizon se raporti i misionit ndërkombëtar ka evidentuar shkelje serioze të parimit të barazisë në garën zgjedhore. “Duke pasur parasysh gjetjet dhe konkluzionet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë”, thuhet në kërkesën e Bardhit. Në dokumentin e paraqitur nga opozita...