Starton faza e dytë, Nuhiu ndeshja e parë me Tiranën, Dinamo e Flamurtari pritëse

Starton faza e dytë, Nuhiu ndeshja e parë me Tiranën, Dinamo e Flamurtari pritëse

Në të gjitha ndeshjet e Superiores, Kategorisë së Parë dhe të Dytë do të ketë një minutë heshtje në nder të kujtimit të ish kryeministrit Fatos Nano, ndarë nga jeta ditë më parë. Faza e dytë Abissnet Superiore nis me marsh të lartë. Këtë të hënë janë parashikuar tre ndeshje me risinë që te Tirana pritëse në “Selman Stërmasi” ndaj Bylis, do të debutojë shqiptari i Shkupit Ardian Nuhiu. Trajneri 47 vjeçar dikur futbollist i KF Elbasanit (2008), pasi ka drejtuar klube si Shëndija, Shkupi, Drita e Gjilani,mori tre ditë më parë vendin e italianit Roberto Bordin te bardheblutë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 14:00 duke figuruar sfida hapëse e javës e cila sot zhvillon dhe dy takime në orën 17:00. Flamurtari i...