Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Mediat sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit
Goditja e dopaminës nga qëndrimi gjithë kohës në smartfon e bën leximin e një libri të duket më i mundimshëm — por ia vlen ajo përpjekje shtesë Nga Mia Levitin Puna ime si kritike librash dikur shkaktonte zili në festa koktejlesh, me njerëz që fantazonin për një jetë të kaluar duke lexuar. Tani është më e zakonshme të nxisë rrëfime sikleti nga të pranishmit për faktin që nuk lexojnë aq sa do të donin — a thua unë do u bëja një test të papritur për “Moby-Dick”. Kohët kur Uliksi i James Joyce-it ishte një magnet për burrat kanë kaluar prej kohësh, siç më kujtoi shkrimtarja irlandeze Anne Enright në një panel për të shënuar 100-vjetorin e librit në vitin 2022. Për arsye të ngjashme,...