Skandali/ Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

Skandali/ Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi dokumentin që Policia greke vërteton ekspulsin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka. Në deklaratën për mediat përpara ambienteve të SPAK, pas paraqitjes së tij në këtë institucion, Berisha tha se përmes publikimit të këtij dokumenti, faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë. “Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar’, shprehet Berisha. Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve...