Raporti i OSBE/ODIHR, deputeti i PD-së: Tani është moment historik për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete

Raporti i OSBE/ODIHR, deputeti i PD-së: Tani është moment historik për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, komentoi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025. Ai e cilësoi atë si një konfirmim të farsës zgjedhore dhe një thirrje për rinovimin dhe reformimin e thellë të PD-së, me fokus te hapja e partisë, pjesëmarrja e qytetarëve dhe reforma zgjedhore për zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën. Postimi i Leskajt: Raporti përfundimtar i misionit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 përbën një dokument të qartë, të detajuar dhe profesional, që dëshmon për devijime thelbësore nga standardet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e përshkruar procesin zgjedhor si një garë të pabarabartë, të manipuluar dhe të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga partia në pushtet. Ky raport realist, i paanshëm dhe shterues në...