Tuneli i Llogarasë, SPAK do t’i komunikojë akuzën në qeli edhe Evis Beberit, si dhe drejtorit të KESH Erald Elezi

Tuneli i Llogarasë, SPAK do t’i komunikojë akuzën në qeli edhe Evis Beberit, si dhe drejtorit të KESH Erald Elezi

evis berberi dhe belinda balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme pritet që të zgjerojë numrin e personave që janë marrë të pandehur në lidhje me hetimet për tunelin e Llogarasë. Pas ministres Belinda Balluku, kreut aktual të ARRSH-së Gentian Gjyli, akuza do t’i komunikohet dhe Evis Beberit, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në qeli si dhe drejtorit të KESH, Erald Elezi. Po ashtu Prokuroria e Posaçme, pritet që të marrë të pandehur dhe dy anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët do të akuzohen për shkeljen e barazisë në tendera.