‘Nuk ka pasur urdhër për të qëlluar’, Berisha mbron krimin shtetëror të 21 janarit: Garda veproi sipas ligjit

‘Nuk ka pasur urdhër për të qëlluar’, Berisha mbron krimin shtetëror të 21 janarit: Garda veproi sipas ligjit

Ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq para SPAK duke mbrojtur pushkatimet e protestuesve në bulevard më 21 janar 2021. Berisha e mbrojti krimin shtetëror duke thënë se nuk ka pasur asnjë urdhër për të qëlluar në drejtim të protestuesve dhe se sipas tij Garda ka vepruar vetëm në përputhje me ligjin. “S’ka pasur asnjë urdhër dhe s’do mund ta gjejnë që ka patur urdhër, se s’ka patur urdhër. Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, lexoni ligjin të miratuar nga mazhoranca para ardhjes sonë në pushtet”, tha Berisha. Berisha sulmoi edhe kryeprokuroren e atëhershme Ina Rama, duke thënë se ishte kërkesë nga SHBA që të zbardhje 21 janari, të cilin e quan demonstratën më të dhunshme me synimin për të përmbysur pushtetin. Por, Berisha harron kryengritjen...