Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Dumani e fshehu”, Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publik, dokumentin që sipas tij, Policia greke vërteton ekspulsin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka. Në deklaratën për mediat përpara ambienteve të SPAK, pas paraqitjes së tij në këtë institucion, Berisha tha se përmes publikimit të këtij dokumenti, faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë. “Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve paraqiten fakte dhe të vërtetat që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruozë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka grumbulluar reforma e Xhorxh Sorosit në institucionet e drejtësisë. Këta narkofunksionarë, që marrin rrogat më të larta në Ballkan, që marrin rroga stratosferike, këta janë njëkohësisht mbrojtës, avoketër të krimeve të shëmtuara. Janë njëkohësisht dhunues...