Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mashtrimi përmes Postës, si u zbulua skema e përdorur nga 2 kinezët për vjedhjen e miliona eurove
Klan News ka mësuar të dhëna të reja lidhur me arrestimin e dy shtetasve kineze, të cilët u kapën të shtunën në Tiranë, dhe do mashtronin qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Gazetari Besar Bajraktaraj, duke iu referuar burimeve hetimore raporton se Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë personave nga 2 kinezët e arrestuar, C.F, 51 vjeç, dhe H.Y, 45 vjeç. Përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej përmes skemës mashtruese të kinezëve në falsifikimin e faqeve të Postës Shqiptare shkojnë rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve. Dy kinezët, pasi erdhën një javë më parë në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal, u...