Fletëthirrje për 21 Janarin? Berisha: S’do gjejnë dot asnjë urdhër për të qëlluar! Garda veproi sipas…

Fletëthirrje për 21 Janarin? Berisha: S’do gjejnë dot asnjë urdhër për të qëlluar! Garda veproi sipas…

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, teksa është pyetur nëse ka një fletëthirrje ndaj tij për çështjen e 21 janarit. Berisha u shpreh se zbardhja dhe hetimi i plotë i këtij rasti është në interesin e tij dhe të PD-së sepse demonstrata e 21 janarit 2011, sipas tij ishte “me axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”. Kreu i PD theksoi se nuk mund të gjendet asnjë urdhër i dhënë për Gardën e Republikës për të qëlluar, sepse, sipas tij “nuk ka pasur asnjë urdhër nga askush”. Ai theksoi se Garda ka vepruar sipas ligjit, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes së PD në pushtet asokohe. “E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja...