Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SHBA të shqetësuara për dëmet e Belinda Ballukut, prapaskenat e vizitës së zyrtarit të DASH në SPAK ditën e fundosjes..
Më 31 tetor 2025, politika shqiptare u trondit nga një zhvillim i bujshëm që vuri në qendër të vëmendjes një nga figurat më të fuqishme të qeverisë Rama: zv/kryeministren Belinda Ballukun. Në të njëjtën ditë kur SPAK e shpalli “të pandehur” për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera e ankande publike”, u shfaq në SPAK zyrtari i lartë amerikan, Mark Fleming, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë. Vizita e tij në selinë e Prokurorisë së Posaçme, në një ditë simbolikisht dramatike për qeverinë shqiptare, nuk ishte aspak rastësi. Burime bëjnë të ditur se SHBA janë të shqetësuara prej kohësh për dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë dhe sigurisë kombëtare nga abuzimet e Ballukut. Nga koncesionet strategjike me kompani...