Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Rrofsh sa malet”/ Berisha paraqitet në SPAK, jashtë Prokurorisë së Posaçme e presin disa simpatizantë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Sapo ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai është mirëpritur nga disa simpatizantë, të cilat brohorasin ‘O Sali, o hero. Rrofsh sa malet’. Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave. Top Channel