Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Pas Ballukut, paraqitet në SPAK kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli, merret i pandehur për tunelin e Llogarasë
belinda balluku dhe gentian gjyli TIRANË- Pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, këtë të hënë është paraqitur në SPAK kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli. Ai ka qenë i shoqëruar me avokat, dhe ka qënduar pak minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku i është komunikuar akuza e shkeljes së barazisë në tendera nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me hetimet e kryera për tenderin e tunelit të Llogarasë. Gjyli ka qenë dhe gjatë muajit Maj i pranishëm në SPAK, ku asokohe u tha se u mor i pandehur në lidhje me disa procedura tenderash të kryera nga institucioni që ai drejton. Gjyli u zgjodh në krye të ARRSH-së në Mars të vitit 2024, pas arrestimit nga Policia të Evis Beberit. Më herët, Gjyli mbante...