Kreu i ARRSH në SPAK! Vartësi i Ballukut, Gentian Gjyli merret zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë

Kreu i ARRSH në SPAK! Vartësi i Ballukut, Gentian Gjyli merret zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli ëstë paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ai është parë të hyjë në prokurorinë e Posaçme në orën 09:00. Gjyli është marrë i pandehur ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Ai u paraqit në shoqërinë e avokatit mbrojtës, ndërsa iu komunikua akuza zyrtare nga SPAK, fakt i cili u konfirmua nga mbrojtësi i tij ligjor. Gjyli, i cili doli para pak momentesh nga SPAK, akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur ditën e premte edhe  zv/kryeministrja dhe ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Gjyli u zgjodh në krye të ARRSH-së në mars 2024, pas arrestimit të Evis Beberit, dhe më parë mbante postin...