Njeriu i Ballukut, drejtori i ARRSh-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK me avokat

Njeriu i Ballukut, drejtori i ARRSh-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK me avokat

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli ëstë paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ai është parë të hyjë në prokurorinë e Posaçme në orën 09:00 i shoqëruar nga një avokat.  Ndërkohë kujtojmë se të premten e kaluar SPAK mori të pandehur zv/kryeministren, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,Belinda Balluku lidhur me dosjen e korrupsionit në Tuneline Llogarasë. Kujtojmë se më 13 maj 2025, Gjyli u mor zyrtarisht i pandehur nën akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”.