Banka e Shqipërisë do të rishikojë mënyrën e menaxhimit të kredive me probleme

Banka e Shqipërisë do të rishikojë mënyrën e menaxhimit të kredive me probleme

Banka e Shqipërisë po përgatit rishikimin e plotë të kuadrit të administrimit të rrezikut për sektorin bankar, për ta përshtatur atë me standardet e reja dhe me praktikën e ndjekur nga institucionet mbikëqyrëse europiane. Në raportimin e tij për Kuvendin e Shqipërisë javën e kaluar, Guvernatori, Gent Sejko, tha se këto ndryshime do të bëhen edhe në kuadër të ndryshimit të raportimit financiar për qëllime mbikëqyrjeje, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS). Ndryshimi më thelbësor do të lidhet me mënyrën e llogaritjes së provigjioneve ose fondeve rezervë për humbjet nga kreditë. Aktualisht, sipas kuadrit rregullator që aplikon Banka e Shqipërisë, klasifikimi i kredive me probleme dhe i provigjioneve që llogariten për to bëhet kryesisht bazuar në vonesat kohore në shlyerjen e tyre....