Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bilanci i viktimave do të ishte shumë herë më i rëndë, një punonjës ndërhyri për të neutralizuar autorin/ Policia: Mbeti i plagosur vetë, hero
Një anëtar i stafit të Hekurudhës Verilindore të Londrës (LNER) është në gjendje kritike pasi u përpoq të ndalonte një person të armatosur me thikë që sulmoi pasagjerët në një tren nga Doncaster drejt Londrës. Policia e përshkroi veprimin e tij si “heroik” dhe tha se ai shpëtoi jetën e shumë njerëzve. Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, pak para orës 20:00 GMT, në një tren të LNER që u ndal në stacionin Huntingdon pranë Kembrixhit. Sipas Policisë Britanike të Transportit (BTP), një burrë 32-vjeçar është arrestuar si i dyshuari i vetëm për sulmin. Një tjetër burrë 35-vjeçar, i arrestuar fillimisht, u lirua më pas pasi u konstatua se nuk ishte i përfshirë. Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spital, ndërsa pesë prej tyre u lanë...