A do ketë luftë SHBA-Venezuelë? Trump: E dyshoj, por…

A do ketë luftë SHBA-Venezuelë? Trump: E dyshoj, por…

Donald Trump thotë se nuk ka shumë mundësi që të ndodhë një luftë mes SHBA-ve dhe Venezuelës, por ka sugjeruar se ditët e homologut të tij Nicolas Maduro si president i vendit janë të numëruara. I pyetur nëse SHBA-të do të shkojnë në luftë kundër Venezuelës, presidenti amerikan i tha CBS-së në emisionin “60 Minutes“: “E dyshoj. Nuk besoj. Por ata na kanë trajtuar shumë keq.” Komentet e tij vijnë ndërkohë që SHBA-të vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe. Administrata Trump thotë se këto sulme janë të nevojshme për të ndalur rrjedhën e drogës drejt SHBA-ve, shkruan BBC. Trump hodhi poshtë sugjerimet se veprimet e SHBA-ve nuk kishin të bënin me ndalimin e narkotikëve, por synonin rrëzimin e...