Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III

Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III

Britania u trondit mbrëmjen e së shtunës nga një sulm masiv me thikë në një tren me destinacion Londrën, ku nëntë persona mbetën të plagosur rëndë. Ngjarja u regjistrua në trenin e linjës LNER, pak pas nisjes nga stacioni i Peterborough. Sipas Policisë së Transportit Britanik, një 32-vjeçar britanik është arrestuar si autor i dyshuar, ndërsa një tjetër person i ndaluar u la i lirë. Hetuesit konfirmojnë se deri tani nuk ka prova që sulmi të lidhet me terrorizmin. Si ndodhi ngjarja Dëshmitarët treguan se panë pasagjerë që vraponin të frikësuar dhe përpiqeshin të barrikadoheshin në tualetet e trenit, ndërsa sediljet ishin të mbuluara me gjak. Treni u ndal emergjentisht në stacionin Huntingdon, ku policia e armatosur ndërhyri dhe arrestoi autorin brenda pak minutash. Një...