Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Opozita po flet me gjuhën e regjimit”/ Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Rreth Berishës një oborr këshilltarësh që të shurdhojnë
Ish-zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Andi Mustafaj, reagon ashpër ndaj zgjedhjes së kandidatit “apolitik” dhe akuzon qeverinë për përhapje propagande që e shndërron politikën në pasivitet. Në një shkrim të gjatë opinionist, Mustafaj paralajmëron se pranimi i retorikës “mos e ktheni politike” rrezikon t’i dorëzojë terrenin regjimit dhe të shkatërrojë pjesëmarrjen qytetare në jetën politike. Andi Mustafaj shkruan: Në këtë vend, kur e pranon logjikën e propagandës, ajo të gëlltit, dhe pastaj të përdor për të vërtetuar veten. Prej më shumë se një dekade, regjimi ka ushqyer popullin me dy pilula magjike propagande. “Mos e ktheni politike.” Një frazë që e çarmatos qytetarin, e bën spektator të vetes. “Fajin e ka Saliu.” Një doktrinë për të zhvendosur përgjegjësinë nga...