Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh
Pas 16 vitesh nën drejtimin kualicionit të shqiptarëve AKI, Kërçova kthehet sërish në duart e VMRO-DPMNE-së. Kandidati i kësaj partie, Aleksandar Jovanovski, ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke mposhtur Fatmir Deharin, kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe kryetarin aktual të komunës. Sipas rezultateve të para jozyrtare, Jovanovski ka siguruar një epërsi prej rreth 2.000 votash, duke arritur kështu një fitore të thellë që shënon një ndryshim historik në balancat politike të kësaj komune. Në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2021, Dehari kishte mposhtur pikërisht Jovanovskin, duke e ruajtur atëherë Kërçovën në duart e shqiptarëve. Por këtë herë, përmbysja e rezultatit reflekton një mobilizim të madh të elektoratit maqedonas dhe një pjesëmarrje më të ulët të votuesve shqiptarë, përfshirë edhe...