Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur rajonin Hindu Kush të Afganistanit mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore. Tërmeti u regjistrua në orën 20:29 GMT, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, me epiqendër jugperëndimisht të qytetit Khulm, në provincën Samangan në veri të Afganistanit. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), magnituda e tërmetit është regjistruar në 6.3.