Zelensky falenderon Gjermaninë për sistemet Patriot: Një hap i përbashkët për të mbrojtur jetën nga terrori rus

Zelensky falenderon Gjermaninë për sistemet Patriot: Një hap i përbashkët për të mbrojtur jetën nga terrori rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se është forcuar mbrojtja ajrore e vendit me sisteme të reja Patriot, falë mbështetjes gjermane. “Ne kemi forcuar komponentin ‘Patriot’ të mbrojtjes sonë ajrore. Falënderoj Gjermaninë dhe personalisht kancelarin Friedrich Merz për këtë hap të përbashkët për të mbrojtur jetën njerëzore nga terrori rus,” shkroi Zelensky në platformën X. Ndërkohë, tensionet në front mbeten të larta. Sipas agjencisë Ukrinform, Rusia ka sulmuar me dronë një parking kamionësh transporti në rajonin e Odesës, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, sipas njoftimit të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës. Në anën tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, ka deklaruar për agjencinë ruse TASS se një takim urgjent midis Vladimir Putin dhe Donald Trump...