Futbolli italian në zi, ndërron jetë Xhovani Galeone. Bëri legjendë edhe ish-trajnerin e Tiranës

Futbolli italian në zi, ndërron jetë Xhovani Galeone. Bëri legjendë edhe ish-trajnerin e Tiranës

Futbolli italian është në zi, pasi është mësuar se është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Xhovani Galeone, si pasojë e një sëmundje të rëndë. I njohur si një nga trajnerët më të orientuar drejt futbollist sulmues, ai bëri emër sidomos në vitet ’80-’90. Galeone bëri emër me sukseset e tij më shumë duke ngjitur skuadra nga Seria B në Serinë A, pasi ia doli dy herë me Peskarën si dhe një herë me Udinezen e Peruxhian. Në karrierën e tij ka drejtuar edhe ekipe të tjera me emër, mes të cilave edhe Napolin, Komon dhe SPAL. Për shumëkënd ai ka qenë një mësues i mirëfilltë i filozofisë sulmuese në Itali ndërsa vetë Masimiliano Alegri e cilëson atë si një nga personat nga të cilët...