Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Berisha i jep tri pikë Leçes, supersfida Milan- Roma në mbrëmje
Medon Berisha i jep tri pikë Leçes në “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës vendase për javën e 10-të në Serie A. Goli i mesfushorit kuqezi erdhi pas një harkimi nga e djathta me lojtarin që goditi shpejt për 0-1. Në këtë takim ndërsa shkëlqeu edhe Ylber Ramadani (7.2 nota) Berisha luajti për 76′ duke figuruar lojtari i ndeshjes me notën 8.2. Ndërkohë Verona u thye nga Inter në minutat shtesë (90+2′) me një autogol të Freze për 1-2. Sakaq Torino me Ismajlin në fushë dhe Asllanin në stol barazoi 2-2 në shtëpi me Pizën. Parma dhe Bolonja janë duke barazuar 1-1 (kohë reale) teksa supersfida Milan- Roma zhvillohet në orën 20:45./Sportiim.al/ Vazhdo leximin