Klubi nuk e lejon të marrë pjesë në sportin e preferuar, reagon Pikford

Klubi nuk e lejon të marrë pjesë në sportin e preferuar, reagon Pikford

Xhordan Pikford ka zbuluar se kontrata tek Everton e ndalon të marrë pjesë në motokros. Portieri i përfaqësueses së Anglisë e tregon si pasion, që duket se do i përkushtohet pasi të tërhiqet nga futbolli. “Nuk më lejohet si futbollist, por do doja që të kisha mundësinë për motokros. Jam rritur duke e parë çdo javë me shokët e mi, dhe shoku im i ngushtë merr pjesë në kampionatin anglez. Nëse do të mundesha, do të shkoja çdo javë të shikoja sa më shumë të ishte mundësia. Do e bëja nëse e kisha mundësinë, por ka rregulla strikte në kontratat tona ku ne nuk lejohemi që të bëjmë aktivitete si këto. Kjo është padyshim një gjë që në jetë, do të doja ta kisha bërë”,...