“Nuk dimë çfarë na pret. Ndihmat ende s’kanë mbërritur”/ Xhamajka përballet me pasojat shkatërruese të uraganit “Melissa”

“Nuk dimë çfarë na pret. Ndihmat ende s’kanë mbërritur”/ Xhamajka përballet me pasojat shkatërruese të uraganit “Melissa”

Pesë ditë pas goditjes së furishme të uraganit “Melissa” në perëndim të Xhamajkës, komunitetet bregdetare vijojnë të jenë të izoluara, me mungesë të ushqimeve, pa energji elektrike e ujë të pijshëm, ndërsa ndihma po mbërrin me shumë vështirësi. Numri i viktimave ka arritur në 28, një rritje gati 50% brenda natës, me paralajmërimin se bilanci pritet të rritet teksa ekipet e emergjencës hapin rrugët drejt zonave ende të paarritshme. Stuhia e kategorisë së pestë, me erëra deri në 297 km/h, është cilësuar si më e fuqishmja që ka goditur ishullin në historinë moderne. Dëmet janë katastrofike veçanërisht në parish-et Westmoreland dhe St. Elizabeth, ku deri në 90% e banesave janë shkatërruar. Rrugë të bllokuara nga pemë të rrëzuara, godina të shembura, automjete të përmbysura dhe...