Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Petro Koçi: Fatos Nano bëri shtet nga gërmadhat e 97′! U burgos nga epshi dhe babëzia politike e Sali Berishës
Petro Koçi, ish-deputet dhe funksionar i lartë i Partisë Socialiste, ka deklaruar se ish-lideri historik i PS-së Fatos Nano, i cili ditën e sotme u përcoll për në banesën e fundit, ishte kampion i lirisë dhe demokracisë institucionale. Gjatë një interviste për Report Tv, Koçi tha se Fatos Nano është një arkitekt shtetëror, pasi sipas tij, ngriti shtetin nga ‘gërmadhat e 97’’, duke e kthyer në një shtet normal dhe qytetar. ‘Është ndonjëherë e vështirë që të bësh një përkufizim të plotë, por mund të them pa diskutim se Fatos Nano ishte kampion i lirisë dhe demokracisë institucionale, një njeri me një intelekt të pakonkurrueshëm dhe më një shpirt sakrifice që e ka dalluar nga atë nga lidershipi me shumë të tjerë. Ju e dini...