S’do ketë Haxh gjatë verës! Vendimi i Arabisë Saudite për shkak të rrezikut nga temperaturat ekstreme në Mekë

S’do ketë Haxh gjatë verës! Vendimi i Arabisë Saudite për shkak të rrezikut nga temperaturat ekstreme në Mekë

Haxhi 2025 do të shënojë herën e fundit kur pelegrinazhi vjetor mbahet gjatë sezonit të verës, e kjo për të paktën 16 vitet e ardhshme. Arsyeja përse autoritetet saudite kanë vendosur të ndërmarrin një hap të tillë, janë temperaturat e larta, që me kalimin e kohës gjithmonë e më shumë po mbërrijnë nivele ekstreme. Lajmin e konfirmoi Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Arabisë Saudite, NCM. Ndryshimi vjen nga kalendari hënor islamik, i cili lëviz rreth 10 ditë më herët çdo vit, e për rrjedhojë, Haxhi gradualisht do të kalojë në pranverë duke filluar nga viti 2026, dhe më pas në dimër. Vitin që shkoi, termometri në Mekë arriti të shënonte deri në 51 gradë Celsius, duke shkaktuar mbi 2700 raste goditjeje nga i nxehti brenda...