Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Grevë urie përpara parlamentit/ Nëna e një prej viktimave kërkon drejtësi
Nëna e një prej viktimave që humbën jetën pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024 në Serbi, Diana Hrka, nisi të dielën në mëngjes (2 nëntor) një grevë urie përpara parlamentit në Beograd, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e djalit të saj. Diana Hrka, nëna e Stefan Hrka, njërit prej 16 personave që humbën jetën në tragjedinë e Novi Sadit, u përqafua me një nga mbështetësit e saj në momentin që nisi grevën e urisë, e rrethuar nga studentë dhe qytetarë që e mbështesin në kauzën e saj. Ajo mbante një bluzë me mbishkrimin “Nëna kundër sistemit”. Hrka ka marrë kërcënime dhe është përballur me presione të forta gjatë vitit të fundit për shkak të përpjekjeve të...