Tensionet me Venezuelën/ SHBA forcon praninë ushtarake në Karaibe, 16 mijë trupa pranë Karakas-it

Tensionet me Venezuelën/ SHBA forcon praninë ushtarake në Karaibe, 16 mijë trupa pranë Karakas-it

Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar një forcë të madhe ushtarake pranë Venezuelës, duke ngritur ndjeshëm temperaturën gjeopolitike në Karaibe. Sipas The Washington Post, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e rreth 16 mijë trupave pranë Karakas-it, të shoqëruara nga një flotë prej tetë anijesh luftarake, një nëndetëse bërthamore, një bombardues strategjik B-52, avionë luftarakë F-35, si dhe aeroplanmbajtësin “Gerald R. Ford” me eskortën e tij. Burime në Washington raportojnë se prania e tillë ushtarake është “një mesazh force” ndaj regjimit të Venezuelës, i cili prej kohësh është në konflikt me SHBA për çështje të sanksioneve, naftës dhe ndikimit rus në rajon. Megjithëse disa media amerikane kanë raportuar për një “dritë jeshile” për goditje ndaj objektivave ushtarake venezueliane, Trump i ka mohuar publikisht këto zëra....