Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Denoncimi/ Policia greke dhunon të riun shqiptar, ndodhet në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 31 tetorit në zonën e “Agios Fanourios” në Greqi, ku një i ri shqiptar, Kristian Mitsi, ka përfunduar në gjendje të rëndë pas një ndalimi të dhunshëm nga policia. Sipas dëshmive të një miku që ndodhej me të në momentin e ngjarjes, rreth orës 20:30, dy efektivë policie ndaluan Mitsin për mungesë dokumentesh dhe e trajtuan me dhunë ekstreme. “E kapën me forcë, e goditën dhe e keqtrajtuan para syve të mi,” rrëfen shoku i tij në një mesazh denoncues dërguar redaksisë së JOQ. Më pas, i riu u dërgua në komisariatin e “Agios Fanourios”, ku sipas dëshmitarit, dhuna ka vazhduar edhe brenda ambienteve të policisë. Pak orë më vonë, Kristian Mitsi u transportua me ambulancë në spital,...