Siria drejt bashkëpunimit me SHBA? Presidenti Sharaa do të zhvillojë vizitë zyrtare në nëntor

Siria drejt bashkëpunimit me SHBA? Presidenti Sharaa do të zhvillojë vizitë zyrtare në nëntor

Presidenti sirian Ahmed Sharaa do të vizitojë Uashingtonin në muajin nëntor. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti sirian në kryeqytetin e SHBA-së. Lajmi është onfirmuar për Reuters nga i dërguari special i SHBA-së në Siri Tom Barrack, në atë që do të jetë vizita e parë e një kreu shteti sirian në kryeqytetin e SHBA-së. Gjatë vizitës, Siria “shpresojmë” që do t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të për të mposhtur Shtetin Islamik, u tha Barrack gazetarëve në margjinat e Dialogut të Manamasë në Bahrein, një konferencë vjetore globale për sigurinë dhe gjeopolitikën..