Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Po trafikonte drejt Greqisë klandestinin pakistanez, arrestohet 29-vjeçari nga Lushnja
Një 29-vjeçar që po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë u arrestua në Xarë të Sarandës ditën e sotme. Në automjetin e të riut nga Karbunara e Lushnjës, blutë konstatuan një klandestin nga Pakistani, i cili donte të shkonte drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale. “Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në territor, konstatuan në vendin e quajtur “Sorone”, Xarë, një automjet, me të cilin po transportohej një shtetas i huaj i parregullt. Nga veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, po transportonte një emigrant...