Shqipëria dhe Kosova hapin kufirin, kalim pa kontrolle deri në fund të shkurtit

Shqipëria dhe Kosova hapin kufirin, kalim pa kontrolle deri në fund të shkurtit

Dogana e Morinës TIRANË- Nëse udhëtoni nga Shqipëria në Kosovë apo anasjelltas, nuk do të keni kontroll nga policia kufitare. Ky vendim ka hyrë në fuqi dje dhe do të zbatohet deri në fund të muajit shkurt të vitit 2026. Bëhet me dije se gjatë këtyre muajve të ardhshëm, kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar, për të shmangur radhët e gjata në pikat kufitare. Lëvizja pa kontrolle është rikthyer pas një pezullimi njëmujor, gjatë tetorit që lamë pas. Marrëveshja për lëvizje të lirë ndërmjet dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin dhe të shmangë trafikun e rënduar në pikat kufitare. Nga kjo marrëveshje përfitojnë shtetasit shqiptarë, të cilët për nëntë muaj në vit do...