Bardhi: Balluku mban peng Ramën, ndërsa IMT mbylli sytë për abuzimet pa leje

Bardhi: Balluku mban peng Ramën, ndërsa IMT mbylli sytë për abuzimet pa leje

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se zv kryeministrja Belinda Balluku është ajon që mban peng kryeministrin Edi Rama për shkak të aferave korruptive. Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se “ka frikë” ta shkarkojë Ballukun, pasi sipas tij, ajo zotëron më shumë pushtet dhe ndikim politik se vetë kreu i qeverisë. “Belinda Balluku ka më shumë tituj dhe pozicione politike se vetë Edi Rama. Ajo është zëvendëskryeministre, ministre, deputete, drejtuese politike e dy qarqeve, dhe së fundmi, e pandehur nga SPAK për abuzim me tenderin 190 milionë euro. Sot ajo është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri dhe Rama nuk guxon ta shkarkojë, sepse e mban peng me aferat korruptive që kanë ndodhur nën bekimin...