Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
LIVE/ Shqipëria në zi kombëtare! Mbahen homazhet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, pritet fjalim nga bashkëshortja dhe Rama
Shqipëria mban sot më 2 nëntor zi kombëtare për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin. Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, po nderojnë liderin historik të së majtës. Të pranishëm janë familjarët e tij, miqtë e të afërmit, por edhe qindra qytetarë të thjeshtë për të nderuar kujtimin një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim për të kujtuar figurën politike të Nanos, ndërsa bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, pritet të mbajë fjalimin në emër të familjes. Pas homazheve publike,...