Vrau me armë zjarri kushëririn e tij, Bertil Alliaj bie në prangat e policisë pas 5 orësh në arrati

Vrau me armë zjarri kushëririn e tij, Bertil Alliaj bie në prangat e policisë pas 5 orësh në arrati

Pamje nga arrestimi i Bertil Alliajt VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar pas pesë orësh kërkime Bertil Alliaj, i cili dyshohet si autori i vrasjes së kushëririt të tij 36-vjeçar, Dalan Gjollek Alliaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gjorm të Vlorës.  Pasi qëlloi kushëririn e tij me gjashtë plumba, ai u larguar drejt terrenit malor për ti shpëtuar policisë. Pas 5 orëve kërkime në këtë zonë Policia ka bërë të mundur gjetjen e tij me anë të dronit në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm. Alliajt iu gjet nga forcat blu një armë zjarri, e cila dyshohet që është përdorur për këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.  Njoftimi i policisë Pas rreth 5 orësh kërkimesh intensive, me përdorimin edhe të dronit, Policia e Vlorës bëri të mundur...