“Kur po xhirohej një film” me regji nga Xhanfise Keko në “Netët e filmit shqiptar” në Prishtinë

“Kur po xhirohej një film” me regji nga Xhanfise Keko në “Netët e filmit shqiptar” në Prishtinë

Filmi artistik “Kur po xhirohej një film” i vitit 1981 do të shfaqet në Prishtinë në “Netët e filmit shqiptar”. Filmi artistik i regjisores së njohur shqiptare Xhanfise Keko do të shfaqet më 3 nëntor në Kimo Armata. Aktiviteti “Netët e filmit shqiptar” organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Kino Armata, dhe do të vijojë dhe këtë muaj nëntori. Programi sjell një përzgjedhje të veçantë filmash nga autorë të mirënjohur të kinemasë shqiptare, të cilët do të shfaqen si për nxënësit e shkollave, ashtu edhe për publikun e gjerë filmdashës. “Kur xhirohej një film” është një film shqiptar i vitit 1981, i prodhuar nga Kinostudioja “Shqipëria e Re”. Me regjinë e Xhanfise Kekos,...