Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Fatos Nano, mësimi i fundit nga një epokë që s’u kthye më
Nga Ardit Rada Nuk më pëlqen të shkruaj elegji për politikanët që ikin, aq më tepër kur nuk kam lidhje personale e sentimentale me ta. Shumë prej tyre janë rritur nga mediat dhe po aq janë rrëzuar nga to. Por në ditën e homazheve për Fatos Nanon, ndjej se është e pamundur të qëndrosh indiferent. Jo sepse Nano ishte i përsosur. Askush që ka udhëhequr një vend në kaos nuk mund të jetë! Por sepse ishte i fundit që e kuptoi se politika është garë, jo pronë. Dhe kjo, si askush tjetër në politikanët, që erdhën pas tij. Kujtimet më lidhin me të si ish-nxënës i shkollës “Hoxha Tahsin”, ku banesa e familjes Nano ishte vetëm 20 metra larg dritares së klasës time. Në periudhën...