VIDEO/ “Dhoma gazi për shqiptarët”, skandal në Maqedoninë e Veriut, çfarë ndodhi në stadium?

VIDEO/ “Dhoma gazi për shqiptarët”, skandal në Maqedoninë e Veriut, çfarë ndodhi në stadium?

Shkëndija e Haraçinës mundi minimalisht skuadrën e Pobedës me shifrat 1-0, në sfidën e ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e mbajtur në Prilep nuk u zhvillua aspak në kushte normale, pasi gjatë gjithë kohës pati thirrje anti-shqiptare nga tifozët vendas. Madje, edhe gjatë transmetimit live, ato dëgjohen pas golit të skuadrës shqiptare. “Dhoma gazi për shqiptarët”, apo edhe “vritini shqiptarët”, ishin disa nga thirrjet. Tashmë pritet një vendim nga organet kompetente për këto episode të turpshme, edhe pse shpeshherë për raste të tilla në Maqedoni kanë zgjedhur heshtjen.