VIDEO/ Kushëriri vrau me 6 plumba kushëririn, autori i vrasjes së Gjormit arratiset në male

VIDEO/ Kushëriri vrau me 6 plumba kushëririn, autori i vrasjes së Gjormit arratiset në male

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Dajlan Alliaj në fshatin Gjormë të Vlorës. Burime nga policia thanë se, 35-vjeçari Alliaj banues në Levan të Fierit, u ekzekutua me 6 plumba. Ai kishte marrë plagë në kraharor dhe bark, duke ndërruar jetë në vend. Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është kusheriri i viktimës, i cili ende nuk është arrestuar, pasi është arratisur në zonat e thella malore të fshatit. Policia e Vlorës ka angazhuar forca të shumta për kapjen e tij. Dalan Alliaj, që ishte pronari i një servisi makinash në Levan, nuk rezulton i njohur për policinë dhe nuk kishte precedentë penalë. Hetimet paraprake tregojnë se vrasja është kryer me pistoletë, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Vlorë/ Informacion paraprak në...