U vra në derë të shtëpisë me 6 plumba, kush është Dalan Alliaj, lidhja me “Masakrën e Çoles”

U vra në derë të shtëpisë me 6 plumba, kush është Dalan Alliaj, lidhja me “Masakrën e Çoles”

pamje nga vedngjarja SELENICË- Dalan Gjollek Alliaj 36-vjeç është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gjormë të Selenicës, ndërsa detaje të reja janë zbuluar.  Mësohet se viktima ka qenë për vizitë te xhaxhai i tij, i cili është babai i Bertil Alliaj. Ky i fundit, ishte përfshirë në një ngjarje në vitin 2015, në atë që njihet si “masakra e Çoles”. Burime bëjnë me dije se gjatë kohës që ka qenë te dera, i është afruar një person dhe e ka goditur me 6 plumba, duke u larguar më pas.  Kanë qenë vetë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë dhe e kanë transportuar në spital, por 36-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Dalan Alliaj figuron pronar...