Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari nipi i një prej autorëve të masakrës së Çoles
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku 36-vjeçari Dalan Aliaj u vra me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve të para, viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e xhaxhait të tij, babai i Bertil Aliaj, një prej personave të përfshirë në masakrën e Çoles. Gjatë kohës që ndodhej pranë derës së shtëpisë, një person i është afruar nga pas dhe e ka qëlluar me armë, duke u larguar menjëherë pas krimit. Mesohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po shqyrtohen disa pista, përfshirë edhe atë të hakmarrjes, për shkak të lidhjeve familjare të viktimës me personazhe të përfshirë...