Ermal Hasimja: Fatos Nano nuk ishte patriot, por i korruptuar. Vdekja e tij dita e zisë veç për familjen dhe PS

Ermal Hasimja: Fatos Nano nuk ishte patriot, por i korruptuar. Vdekja e tij dita e zisë veç për familjen dhe PS

Ermal Hasimja ka komentuar vdekjen e Fatos Nanos. “Fatos Nano ishte kryeministër i një qeverie të korruptuar. Qeverisja e tij i solli Shqipërisë shumë më pak sesa duhej nga pikëpamja e zhvillimit dhe integrimit. Ai vuri themelet e sistemit klientelist që Rama përsosi. Nano nuk kishte ndonjë politikë kombëtare koherente e as ishte patriot: mund të takonte Milosheviçin kur ky ishte një parià dhe pastaj të ndihmonte UÇK-në kur ajo nisi të respektohej nga bashkësia ndërkombëtare. Nga perspektiva historike ai mund të jetë më i mirë se Ramiz Alia apo Edi Rama dhe mund të ketë sjellë frymë më liberale në PS, por sigurisht nuk ishte kryeministër i mirë për Shqipërinë. Ngushëllime familjes dhe PS-së, por dita e zisë është e gjitha e tyre”, shkruan...